Faqja Kryesore arrow NJ.I.K
Menuja Kryesore
Faqja Kryesore
Misioni
Politika & Strategjia
Objekti i punės sė Agjensisė
Kompetenca
Skema Organizative
NJ.I.K
Kontakt
Informacione (Clingo)
Kontrollo E-mail
Emri: Fjalėkalimi:
  • Albanian
  • English
Njėsitė e Inxhinierisė Klinike (NJ.I.K) Printoni E-mail

Njësitë e Inxhinierisë Klinike (NJ.I.K)


Inxhinieri klinik është eksperti i fushës dhe spitalet që përdorin pajisje mjekësore kanë nevojë për mbështetje nga një profesionist i tillë. Ky profesion është zhvilluar në vite dhe ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më i sofistikuar dhe i specializuar. Tradicionalisht pajisjet mjekësore në spital janë trajtuar nga një personel teknik i mirëmbajtjes, i orientuar kryesisht në riparimet e defekteve.

Pajisjet mjekësore moderne janë shumë më komplekse se ato të vjetrat. Sot një numër i madh pajisjesh e kanë përdorimin e tyre të bazuar në kompjuter dhe vetë ato janë të lidhura me njëra-tjetrën. Pajisjet shpesh janë të lëvizshme, futen në organizmin e pacientit, kërkojnë aktivizimin e tyre nga pacientët ose janë të kompjuterizuara. Përballimi me sukses i një situate e tillë, kur teknologjia zbatohet mbi organizmin e njeriut, kërkon aftësi të larta teknike, disa njohuri mjekësore bazë dhe një shkallë të lartë të të kuptuarit të menaxhimit të rrezikut.

Natyra e punës së inxhinierit klinik është e karakterit praktik si dhe këshillimor dhe ofrohet në bashkëpunim të ngushtë me personelin mjekësor. Inxhinieri klinik është një lidhje shumë e rëndësishme komunikimi midis mjekësisë dhe teknologjisë. Fusha e detyrave të inxhinierit klinik ka të bëjë me ofrimin e ekspertizës për prokurim, zhvillimin e metodave të reja, integrimin e sistemeve, riparime, furnizimin me pjesë rezervë, mirëmbajtjen parandaluese, trajnimin e stafit lidhur me përdorimin e sigurt dhe instalimin e pajisjeve të reja. Inxhinierët klinikë duhet të kenë shkollimin dhe trajnimin e mjaftueshëm për kryerjen e detyrave në spital.

Me qëllim që spitalet të kenë në dispozicion këto kapacitete profesionale, në nivel spitali ngrihen dhe funksionojnë Njësitë e Inxhinierisë Klinike.


Misioni

Misioni i NJIK-ut është monitorimi dhe zhvillimi i sigurisë teknike të pajisjeve mjekësore, me qëllim rritjen e sigurisë për pacientët, dhe për përdoruesit si dhe përdorimin e tyre me efikasitet.