Faqja Kryesore
Menuja Kryesore
Faqja Kryesore
Misioni
Politika & Strategjia
Objekti i punės sė Agjensisė
Kompetenca
Skema Organizative
NJ.I.K
Kontakt
Informacione (Clingo)
Kontrollo E-mail
Emri: Fjalėkalimi:
  • Albanian
  • English
Mirėsevini nė faqen e Agjensisė Shtetėrore tė Pajisjeve Mjekėsore (ASHPM)

Agjensia Shtetërore e Pajisjeve Mjekësore (ASHPM)

 
Qendra Kombëtare Biomjekësore (QKB) është një qëndër kombëtare për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore. Ajo mbështet të gjitha strukturat e sistemit shëndetësor për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore. Kur një spital nuk arrin të riparojë një pajisje mjekësore me specialistët e vet, atëherë pajisja dërgohet në këtë qendër për riparim ose një specialist i kësaj qëndre dërgohet të riparojë pajisjen në vend. Shumica e të punësuarve në sektorin e mirëmbajtjes në spitale nuk janë të trajnuar në Inxhinieri Klinike dhe kanë nevojë të mbështeten nga QKB-ja.

Në Shqipëri kanë hyrë dhe vazhdojnë të hyjnë në shumë rrugë pajisje mjekësore të llojeve e markave të ndryshme. Në spitalet tona mund të gjenden pajisje të reja të nënpërdorura, të papërdorura ose që përdoren në mënyrë të papërshtatshme, për shkak të shumë faktorëve si: mungesa e materialeve të konsumit, mungesa e mirëmbajtjes dhe mungesa e kompetencës nga ana e përdoruesve. Për të përmirësuar përdorimin e pajisjeve mjekësore është e nevojshme që sistemi ynë shëndetësor të ketë kompetenca të reja. Kjo do të realizohet me transformimin e QKB-së ekzistuese në ASHPM.

Agjencinë Shtetërore të Pajisjeve Mjekësore (ASHPM) përfaqëson një nivel të lartë të kompetencës në fushën e Inxhinierisë Klinike, në gjendje të mbështesë kujdesin shëndetësor shqiptar me infrastrukturën e duhur të teknologjisë për pajisje mjekësore moderne. ASHPM-ja, NJIK-u në spitale dhe SMPM-ja në Ministrinë e Shëndetësisë do të veprojnë si hallka të një rrjeti bashkëpunimi të ngushtë.